Habit Miley Cyrus: “Nuk kryeva dot marrëdhënie me Duan”

Mediale Vip

Habit Miley Cyrus: “Nuk kryeva dot marrëdhënie me Duan”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Miley Cyrus, Dua Lipa

1 javë më parë, Dua Lipa dhe Miley Cyrus publikuan projektin e përbashkët muzikor, “Prisioner”, i cili sot është në krye të listave botërore. Së fundmi e ftuar në emisionin “Stern Show”, Miley ka folur reth këtij bashkëpunimi dhe siguisht nuk munguan as disa deklarata bombastike nga ana e saj.

Moderatori i emisionit u shpreh se Miley dhe Dua duken sikur bëjnë seks në videoklip, por këngëtarja është shprehur se nuk e kanë pasur rastin.

“Nuk bëmë seks. Dua Lipa ma kujton vazhdimisht këtë gjë. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Nuk munda të bëja seks me të fatkeqësisht”, është shprehur Miley.

Këngëtarja më pas ka theksuar se artistja me origjinë shqiptare është e lidhur me Anwar Hadid.

“Në fakt, nuk dua aq shumë të bëj seks me të, sepse e njoh shumë mirë si shoqe. Por po pretendeoj se kemi bere seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Kështu që është thjesht manipulim. Por dua të bëj seks me të gati-gati 5%. Tani që po mendoj për këtë, akoma më shumë dua ta bëj. Dua është super-seksi! Ka pasur shumë gjëra që nuk kam dashur t’i bëj, por kur i kam pasur më pas përpara meje kam vazhduar. Nuk e di”, është shprehur Miley Cyrus.

Këngëtarja ka pranuar më herët se është biseksuale, madje pas ndarjes nga Liam Hemsworth nisi menjëherë një lidhje me një vajzë, por nuk zgjati shumë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat