Adelina Ismaili ka diçka për t’i thënë publikisht Aurela Gaçes

Mediale Vip

Adelina Ismaili ka diçka për t’i thënë publikisht Aurela Gaçes

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Adelina Ismaili dhe Aurela Gaçe

Dy prej emrave më të njohur të skenës sonë muzikore janë Aurela Gaçe dhe Adelina Ismaili.

Repertori i të dy artisteve është shumë i pasur me këngë, por kohën e fundit më aktive në këtë drejtim ka qenë Aurela.

Së fundi, ishte Adelina ajo e cila publikoi një fotografi pranë Aurelës, të cilën e vlerëson lart si artiste e mike të mirë.

“Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua @aurelagaceofficial“, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Adelina Ismaili tash e sa muaj ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë. Ajo ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe po merret me drejtimin e një emisioni televiziv.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat