Për ditëlindje, Britney Spears sjell dhuratë projektin “Swimming in the stars”

Mediale Vip

Për ditëlindje, Britney Spears sjell dhuratë projektin “Swimming in the stars”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Britney Spears

Britney Spears festoi ditëlindjen e saj me një këngë.

Këngëtarja, e cila mbushi 39 vjeç të mërkurën, debutoi në këngën “Swimming in the Stars”, shkruan CNN.

Melodia u regjistrua fillimisht për albumin e saj të vitit 2016, “Glory” por nuk përfshihej në të.

Spears paralajmëroi publikimin e këngës muajin e kaluar dhe është muzika e parë e re nga këngëtarja në mjaft kohë.

Spears njoftoi vitin e kaluar se po bënte një ndërprerje pune të pacaktuar.

Ajo aktualisht është përfshirë në një betejë ligjore me babanë e saj për mbikëqyrjen e të ardhurave të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat