Vitmari pret flokët, Marsela: “Njerëzit menduan se ndërrova partner”!

Mediale Vip

Vitmari pret flokët, Marsela: “Njerëzit menduan se ndërrova partner”!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 08:29
Vitmari, Marsela

Marslea Cibukaj ishte e ftuar në studion e Rudina Magjistarit , ku u fol mbi një koncert të organizuar në 24 nëntor e të  transmetuar livestream. Ky koncert i është dedikuar lidhjes së fortë që ka Shqipëria me Italinë dhe sidomos dy kryeqytetet tona, Tirana dhe Roma.

Tirana këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa Roma 150-vjetorin e krijimit të saj; per kete arsye u realizua dhe koncerti i titulluar “Tiranë-Romë, vajtje e ardhje”.

Ne te, Marsela dhe Vitmari kanë pasur dhe një duet. I fejuari i këngëtares ishte në sallë teksa ajo bisedonte me Rudinën, dhe moderatorja e ftoi të afrohej. Aty pamë se ai kishte bërë një goxha ndryshim: kishte prerë flokët e tij të gjatë, dhe tema e bisedës menjëherë u spostua te ky detaj.

“U bë nja 7 vite qe i kisha flokët e gjata dhe tani thashë mjaft”, – u shpreh Vitmari, ndërsa Marsela ndërhyri duke thënë se “ të gjithë menduan se kisha ndërruar të fejuarin”.

“Erdhi të më merrte në aeroport dhe mendova se ishte dikush tjetër, po kërkoja dikë me flokë të gjata”,- shtoi Marsela, e cila, siç rrëfeu Vitmari, pasi e pa me flokë të prerë i kishte, thënë që do ta linte, por sigurisht ishte thjesht një shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat