Klea: “Të dua në çmenduri!”

Mediale Vip

Klea: “Të dua në çmenduri!”

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 09:49
Klea Huta, Krid

Kanë kaluar 6 muaj që kur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Krid.

Këto 6 muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre që iu ka ndryshuar jetën.

Sigurisht çdo ditë që kalon është festë në familjen e tyre, por veçanërisht data 4 mban një domethënie më të madhe.

Kështu, mami Klea i ka bërë Kridit një super dedikim ditën e sotme në rrjetet sociale, sikundër bën çdo muaj në datën 4.

Ajo ka ndarë një foto duke mbajtur të birin në krahë, teksa shkruan se çdo ditë që kalon ajo dhe Krid bëhen shokë edhe më të ngushtë.

Klea Huta është rikthehyer sërish në ekran pas disa vitesh mungesë me një spektakël të ri. Tashmë atë e shohim në “Vizion Plus” nën drejtimin e emisionit “Këngë Moj”, dedikuar plotësisht muzikës.

Në të marrin pjesë emrat më të njohur të muzikës si Rosela Gjylbegu, Soni Malaj, Maya, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eli fara, Vikena Kamenica, Artjola Toska, Juliana Pasha, Era Rusi, Aurela Gaçe, Kamela Islamaj e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat