Getinjo dhe Mozzik vendosin ta lansojnë sonte “El Chapo”, pasi ua shpërndanë këngën

Mediale Vip

Getinjo dhe Mozzik vendosin ta lansojnë sonte “El Chapo”, pasi ua shpërndanë këngën

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Mozzik dhe Getinjo

Reperët e njohur shqiptarë, Getinjo dhe Mozzik, prej disa ditësh kanë filluar punën për projektin e ri muzikor.

Ndonëse projekti i tyre ishte paraparë të lansohej më 11 dhjetor (e premte), kënga e tyre u njoftua se do lansohet sonte në 00:00.

Kjo pasi është shpërndarë një pjesë e saj në rrjete sociale e YouTube dhe kjo ka bërë që dy vëllëzërit ta publikojnë të plotë bashkëpunimin e tyre.

“Pasi kënga qenka shpërndarë pak..a ta gjujmë sonte 00:00 El Chapo”.

“Rrini zgjuar por edhe nëse fleni ju zgjojmë. Sonte ora 00:00 edhe katër orë”, ka shkruar ai në postimet që ka ndarë në Instagram.

Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e dyshes, të cilët reaguan menjëherë në hapësirën për komente.

Ky do jetë bashkëpunimi i katërt i vëllëzërve Aliu, i cili besohet se do mirëpritet edhe nga publiku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat