“Je shumë e vogël”/ Mevlani “nxehet” me Sindin: Mos u mundo të hedhësh baltë!

Mediale Vip

“Je shumë e vogël”/ Mevlani “nxehet” me Sindin: Mos u mundo të hedhësh baltë!

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:27
Mevlani

Takimi i Sindit dhe Fationit në përputhen ndezi debate. Në studio u përfol se mes të dyve nuk shumë gjëra të përbashkëta, dhe takimi nuk ishte i pritshëm.

Ndërkohë pas transmetimit të pjesës së dytë të takimit, ku Fatjoni e pyeti Sindin a është eksituar ndonjëherë nga ndonjë djalë që ka pasur fiksim,
Mevlani ndërhyri menjëherë në debat duke thënë se kjo ishte e tepërt.

Duke përmendur takimet që ka pasur më herët me Sindin, Mevlani tha : Dëgjo je shumë e vogël, duhet t’i kuptosh ca gjëra më mirë se kaq. Në momentin që dikush të ka respektuar mos u mundo të hedhësh baltë.

Sindi : Kur i kam hedhur unë baltë takimeve? Nëse ti i hedh baltë tjetrit do të thotë që ja ke hedhur vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat