Bebe Rexha ndjek në rrjetet sociale reperin e mirënjohur shqiptar!

Mediale Vip

Bebe Rexha ndjek në rrjetet sociale reperin e mirënjohur shqiptar!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:58
Noizy, Bebe Rexha

Bebe Rexha ka treguar gjithnjë një dobësi rreth vendit dhe kulturës së saj.

Disa ditë më parë ajo tregoi se kënga e saj e preferuar për momentin është “Kafexhiu” nga Free Mc’s, duke na habitur të gjithëve me shijet e saj.

Por grupi i çunave nga Fieri duket se nuk është i vetmi që dëgjon Bebe. Së fundmi ajo ka filluar të ndjekë në Instagram edhe Noizyn.

Ky detaji ka entuziazmuar shumë fansat që kanë nisur të “thurin ëndrra” rreth bashkëpunimit të tyre. Nuk dihet se përse ajo ka filluar të ndjekë reperin tani, por të dy janë dibranë, dhe ky fakt nuk duhet harruar.

Në një rrëfim të sinqertë disa ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur tregoi se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte.

Bebe tha se Kim Kardashian duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat