Enxhi, pas eliminimit: Saimiri mendon si të duket mirë në sytë e publikut, unë meritoj më shumë

Mediale Vip

Enxhi, pas eliminimit: Saimiri mendon si të duket mirë në sytë e publikut, unë meritoj më shumë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 06:40
Enxhi

Edhe natën e kaluar në “Love Story” pati dy të eliminuara. Vajzat që mbetën pa trëndafil në javën e katërt të spektaklit ishin Keisi dhe Enxhi. Kjo e fundit është shprehur e surprizuar nga zgjedhja e Saimirit, pasi nuk e priste, megjithatë e respekton vendimin e tij. Mirëpo, Enxhi nuk i ka kursyer disa kritika për Saimirin, duke thënë se ai i bën zgjedhjet duke menduar si të duket më mirë në sytë e publikut.

“Nuk e prisja realisht, por është vendimi i tij, patjetër! Nuk mund të pëlqejmë këdo dhe të na pëlqejë kushdo. Mua më duhet një djalë që është shumë i sigurt në vetvete, që e di çfarë kërkon... Është me shije dhe është okay… Duke marrë parasysh që Saimiri ka bërë zgjedhje të sigurta, ka marrë vajza të qeta dhe ka zgjedhur se si të duket ai më mirë në sytë e publikut”, -u shpreh Enxhi.

Ajo shtoi gjithashtu se Saimiri e pa që nuk e plotësonte dot dhe se ajo meriton shumë më shumë se ai.

“Në takimin me mua Saimiri ka krijuar shumë afrimitet dhe nuk mendoj se fakti që krijon afrimitet do të tregojë diçka, përderisa mua më skualifikoi. Mendoj se e bën pak edhe për lojë,” –është shprehur Enxhi, duke shtuar se ajo meriton më shumë. “Unë meritoj shumë më shumë. Ndoshta Saimiri e ka parë që s’më plotëson dot se bëra shumë kërkesa që në fillim.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat