“Haram uniforma që ke veshur”- Sali Lushaj dhe Stresi thirrje për protestë, pas vrasjes së 25-vjeçarit: Dorë kriminale, ai polic përfaqëson diktaturën

Mediale Vip

“Haram uniforma që ke veshur”- Sali Lushaj dhe Stresi thirrje për protestë, pas vrasjes së 25-vjeçarit: Dorë kriminale, ai polic përfaqëson diktaturën

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Sali Lushaj dhe Stresi

Reperi i njohur Stresi dhe babai i tij, Sali Lushaj do i bashkohen protestës së sotme, që do zhvillohet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Në një video të publikuar në Instagram, Sali Lushaj shprehet se efektivi nuk përfaqon Policinë e Shtetit, por një diktaturën, duke theksuar se “duhet të jetë djali i ndonjë krimineli, që vendosi dorë mbi një 25-vjeçar”.

“Do mblidhemi të protestojmë në mënyrë paqësore për vrasjen e një njeriu të pafajshëm, nga një dorë kriminale, një polici që nuk përfaqëson policinë e Shtetit por diktaturën. Duhet të jetë djali i ndonjë krimineli që ka vendosur dorë mbi një 25-vjeçar por haram qoftë rroba që ka mbajtur vesh një kriminel,”- u shpreh ai.

Ndërkohë Stresi u bëri thirrje ndjekësve të tij, që t’i bashkohen protestës paqësore, e cila do jetë një homazh për të riun, Klodian Rasha.

“Ju ftojmë të gjithë në një protestë paqësore, që do jetë homazh për 25-vjeçarin,”- u shpreh reperi.

Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të së martës nga një efektiv policie, pranë banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat