Miley Cyrus befasohet në ‘Jimmy Kimmel Live!’ kur mëson se ka 74 tatuazhe

Mediale Vip

Miley Cyrus befasohet në ‘Jimmy Kimmel Live!’ kur mëson se ka 74 tatuazhe

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Miley Cyrus

Miley Cyrus po njihet më shumë me veten e saj.

Që kur la ditët e saj në ‘Disney Channel’ prapa, ylli i muzikës pop u bë më e njohur për stilin e guximshëm duke përfshirë këtu edhe tatuazhet që ka realizuar.

Këngëtarja 28 vjeçare u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” të martën dhe mësoi diçka më shumë për veten: numrin e tatuazheve që ka në trup.

Kur luante një lojë me një fans, ajo u pyet se sa tatuazhe mban në trup.

Fansi mendoi gabimisht duke thënë 27, para se Cyrus të theksonte se: “Nuk kam ide”.

“Si ne e dimë këtë dhe ju nuk e dini?”, pyeti Kimmel.

“Sepse ju, me siguri, jeni shumë më koherentë kur unë jam duke bërë këto tatuazhe sesa unë”, shpjegoi këngëtari e “Midnight Sky”.

Prezantuesi zbuloi se Cyrus ka 74 tatuazhe në trupin e saj, duke e lënë artisten amerikane të befasuar.

“Hëh?”, tha ajo.

Miley ndërkaq është duke shijuar suksesin e albumit të ri “Plastic Hearts”, në mesin e të cilit është edhe një bashkëpunim me yllin shqiptar, Dua Lipa. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat