“Nuk e shoh veten me ty, kemi diferencë moshe”/ Sindi në takim me Almendin: Unë nuk të dashuroj

Mediale Vip

“Nuk e shoh veten me ty, kemi diferencë moshe”/ Sindi në takim me Almendin: Unë nuk të dashuroj

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:42
Almendi

Pas kërkesës së vetë Almendit, në pjesën e tretë të emisionit ndodhi takimi 4minutësh mes tij dhe Sindit.

“Ke qenë prioriteti i parë për mua në këtë emision, që para se të futesha, por edhe më pas. Mendoj që prindërit e tu janë shumë me fat që kanë një vajzë përrallore dhe unë me fat që të njoh. Më vjen keq që të shtunën, të dielën nuk të shoh, shoh story-t e tu. Shpirti yt artistik më kombinon shumë. Kemi disa pika të përbashkëta në këtë pjesë. Ke patur disa takime që i ke zgjedhur ti, është takimi i parë që po të zgjedh unë”, u shpreh Almendi, duke i drejtuar pyetjen Sindit nëse është më mirë të duash apo të të duan, pra të zgjedhësh apo të të zgjedhin.

Sindi: Nuk zgjedh dot, thjesht mendoj që ndjenjat e mia kanë rëndësi, preferoj ta zgjedh unë personin.

Almendi: Beson në dashurinë me shikim të parë?

Sindi: Është pak klishe dhe nuk do i besoja shumë, kam parë me sytë e mi që dashuria me shikim të parë është e vërtetë.

Më tej, e reja u shpreh:

“Almendi është djalë shumë i artikuluar, dua të jem shumë objektive dhe do doja të isha e drejtë me të gjithë ju. Me ty nuk e shoh veten se kemi diferencën e moshës. Unë nuk të dashuroj. Për mua fakti i moshës është diçka që më step gjithmonë. Nuk jam pro diçkaje që te ne mund të lindin diksutime nesër pasnesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat