Dhurata Dora paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Dhurata Dora paralajmëron këngën e re

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:54
Dhurata Dora

Kanë kaluar disa muaj që kur këngëtarja Dhurata Dora nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, duket se vitin 2020 artistja shqiptare nuk do e mbyllë me kaq – pasi ka filluar përgatitjet për një tjetër këngë.

Kjo është bërë e ditur në një postim të ndarë në InstaStory, ku iu ka dhënë më shumë hapësirë fansave të pyesin rreth jetës dhe karrierës përmes opsionit pyetje-përgjigje.

E pyetur nga një ndjekës se a është në përgatitje të ndonjë kënge të re, nuk mungoi një replikë e menjëhershme nga Dora.

“Po, një shumë shpejt”, ka qenë përgjigja e saj.

Image

Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Zemër” nuk ka zbuluar asgjë më shumë duke lënë si befasi për publikun.

“Fajet” ndërkohë i fundit projekt i lansuar nga Dhurata në muajin korrik ka mbledhur afro 30 milionë klikime, për të cilin punoi me reperin Azet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat