George Clooney përfundon në spital pasi humbi shumë peshë për rolin e tij

Mediale Vip

George Clooney përfundon në spital pasi humbi shumë peshë për rolin e tij

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
George Clooney

George Clooney ka humbur 11 kilogramë për rolin e tij në “The Midnight Sky”.

Aktori i njohur, George Clooney, ka përfunduar në spital si pasojë e humbjes në peshë për një rol filmik, shkruajnë mediat e huaja.

Aktorit fitues të ‘Oscar’ iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor pasi humbi 11 kilogramë për të luajtur të mbijetuarin e një katastrofe globale në “The Midnight Sky”.

“Unë mendoj se po përpiqesha të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha aq sa duhet për veten time. U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si producent nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji”, u shpreh ai.

Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që aktori i suksesshëm pësoi për rolin.

“Unë bëra po ashtu një mjekër të madhe dhe djali im e donte atë sepse ai do të fshihte gjëra në të cilat nuk do të dija derisa të filloja të punoja dhe do të isha si, ka diçka në këtë mjekër”, zbuloi Clooney.

“Por gruaja dhe vajza ime ishin vërtet të lumtura kur ndodhi sepse ishte shumë e vështirë të gjesh një fytyrë nën gjithë atë rrëmujë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat