DJ Gimi-O, Bardhi dhe Fifi publikojnë këngën e re “Du & Ich”

Mediale Vip

DJ Gimi-O, Bardhi dhe Fifi publikojnë këngën e re “Du & Ich”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
DJ Gimi-O, Bardhi dhe Fifi

Një bashkëpunim shumë interesant i estradës është tashmë në duart e publikut.

DJ Gimi-O, reperi Bardhi dhe këngëtarja e njohur Fifi kanë bashkuar të tre forcat në një këngë të vetme.

“Du & Ich” mban titullin kënga e tyre e re, producent i së cilës është Çelik Lipa, ndërsa vija melodike është realizuar nga Fifi dhe Bardhi.

Po të njëjtët kanë shkruar së bashku edhe tekstin.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është realizuar nga dy produksione: QuadroFilmProduction dhe Imagine Films.

Të tre emrat në fjalë janë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat