Ç’po ndodh me Selena Gomez?

Mediale Vip

Ç’po ndodh me Selena Gomez?

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Jimmy Butler, Selena Gomez

Selena Gomez po mundohet të ndjekë zemrën dhe të bëjë atë që e bën të lumtur. Mes thashethemeve se këngëtarja e “Rare” ka nisur një romancë me lojtarin e NBA Jimmy Butler, “ET” raporton së fundmi se 28 vjeçarja nuk është e gatshëm të fillojë një marrëdhënie serioze.

“Selenës i ka pëlqyer të shoqërohej me Jimmy, por ajo mendon se ende nuk e ka gjetur personin ideal”, raporton media ndërkombëtare. “Ajo do të dalë në takime me të, por nga ana tjetër i pëlqen të jetë vetëm. Ajo nuk po nxiton për asgjë.”

Më tej shton se: “Selena është duke u përqëndruar në atë që e bën atë të lumtur dhe mirë- pavarësisht nëse është një marrëdhënie apo jo. Ajo kërkon që partneri i saj të jetë i qëndrueshëm, ta mbështetësë, të jetë i zgjuar, me sens humori, besnik dhe i besueshëm”.

Ndërkohë javën e kaluar, ish-i i Gomez, Justin Bieber, kritikoi ashpër fansen e saj duke shkruar se ajo dhe fansat e tjerë të Selenës po fyejnë gruan e tij, Hailey Bieber.

“ET” shkruan më tej: “Selena, Justin dhe Hailey janë lodhur të gjithë nga konflikti imagjinar Selena vs Hailey. Ata thjesht duan që njerëzit të harrojnë të shkuarën dhe të përqëndrohen tek e ardhmja dhe gjërat pozitive”.

Selena Gomez është rrëfyer pak ditë më parë për lidhjen e saj me Justin Bieber dhe The Weeknd, duke thënë se ajo po pret me durim për personin e duhur pas ndarjes nga yjet botërore.

Ish-ylli i Disney Channel këmbënguli se ajo është “shumë mirë” me të qenurit beqare, sepse ka shumë avantazhe për të qenë vetëm në fund të 20-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat