Lajme aspak të mira nga fronti i Ellen. Edhe Covid iu desh!

Mediale Vip

Lajme aspak të mira nga fronti i Ellen. Edhe Covid iu desh!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 07:43
Ellen DeGeneres

Prezantuesja e njohur amerikane Ellen DeGeneres ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me një postim në Twitter në faqjen e emisionit të saj “The Ellen DeGeneres Show”.

“Përshëndetje të gjithë. Dua t’ju informoj të gjithëve se kam rezultuar pozitive me Covid-19. Për fat, ndihem mirë tani. Çdokush që ka qenë në kontakt me mua, është njoftuar dhe po ndjek çdo rregull. Do të shihemi sërish pas pushimeve. Ju lutem kujdesuni për shëndetin dhe ruani veten”-shkruan Ellen.

Ndërkohë prezantueses nuk po i shkon puna mirë as me emisionin. “Buzzfeed” raportoi sot se emisioni “The Ellen DeGeneres” ka humbur sponsorat dhe ka rënë shikueshmëria e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat