Dafina Dauti bën dedikimin prekës për vajzën pasi ish-bashkëshorti ia mori atë

Mediale Vip

Dafina Dauti bën dedikimin prekës për vajzën pasi ish-bashkëshorti ia mori atë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:47
Dafina Dauti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Dauti, kohë më parë është dnarë nga bashkëshorti i saj, këngëtar Tafil Kurtishi.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Kaylee, e cila aktualisht jeton me të atin.

Teksa çifti ndodhen në një proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës, Dafina i ka bërë sot (e premte) një dedikim të veçantë të voglës së saj, e cila feston ditëlindjen e saj të parë.

Në një fotografi të publikuar në Instastory, këngëtarja Duati shkruan se askush dhe asgjë s’mund ta ndalojë ta takojë vajzën e saj, edhe pse aktualisht ndodhet larg, pasi ajo është nën kujdestarinë e të atit.

“Shpirti i vogël, me pak fjalë du me t’thënë diçka shumë të madhe që edhe kur të rritesh t’a lexosh çdo herë, në fakt kam shumë gjëra me t’i thënë e me t’i sqaru kur të rritesh engjëlli i vogël. I kam të gjithë në letër që t’i lexosh por i kam dhe në mendje e në zemër, e kur të rritesh e t’i kuptosh të gjitha do të thuash që ‘Nëna ime është një heroinë e vërtetë’. Njerëzit edhe mund të ma ndalojnë tani për tani që të të shosh e mos të kem pranë fizikisht, por s’mund të ma ndalojnë të të dua. Prandaj, të premtoj që një ditë shumë shpejt do të jemi bashkë ne të trija: Unë, Liza dhe ti engjëlli i vogël që të duam shumë zeshkanja e Nanit”, ka shkruar Dafina Dauti në InstaStory.

Kujtojmë që Dafina është nënë edhe e një vajze më të madhe, të quajtur Elizabeta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat