Dua Lipa mahnit me dukjen dhe interpretimin në “Billboard Women in Music”

Mediale Vip

Dua Lipa mahnit me dukjen dhe interpretimin në “Billboard Women in Music”

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Dua Lipa

Dua Lipa hapi eventin e njohur “Billboard Women in Music”, me interpretimin e “Boys will be boys”.

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, Dua Lipa dha një shfaqje mahnitëse me një fustan të zi ndërsa këndoi këngën, Boys Will Be Boys, shkruan Daily Mail.

Ndërsa hapi edicionin virtual të 2020-ës, të Billboard Women in Music të enjten, këngëtarja 25-vjeçare bëri përshtypje shikuesve me vokalin e saj ndërsa shoqërohej nga një kuartet me tela.

Duke qëndruar në një skenë gati të zbrazët, ajo u shfaq me mikrofon në duar dhe ngriti një kor të fuqishëm, me këngën që trajtoi ngacmimet seksuale dhe përvojat e grave me sjellje toksike mashkullore.

Artistja po këndonte vargjet e këngës, ndërsa siluetat e orkestrës së saj ndriçonin herë pas here në ekran.

Ylli kosovar, albumi i dytë i të cilës “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në “Grammy 2021”, më vonë gjatë shfaqjes mori çmimin “Powerhouse”.

Këtë çmim, këngëtarja e mori nga Bernie Sanders, ndërsa ky i fundit ka dhënë fjalë miradie për Duan.

“Ajo po lufton për të rinjtë, gratë, refugjatët, komunitetin LGBT dhe po përdor platformën e saj për t’i sjellë njerëzit në procesin demokratik. Ajo po ngre zërin e saj për të kërkuar ndryshime të vërteta”, tha Sanders për Lipën.

Me të pranuar trofeun e saj, Dua e përshkroi Sanders si ‘heroin e saj personal’ dhe tha se ishte shumë e lumtur që u njoh për solidaritetin me ‘koleget e saj dhe gra në të gjithë botën’.

“Ne jemi akoma shumë larg për të arritur barazinë e vërtetë”, tha ajo, pasi vuri në dukje hendekun gjinor dhe racor mes producentëve të këngëve të Billboard Hot 100.

Ajo përfundoi: ‘Le të vazhdojmë të festojmë për gratë dhe të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vajzat e reja atje që të jenë fuqitë e së ardhmes’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat