Si u morën vesh Shaolin Gang me gazetaren kineze?

Mediale Vip

Si u morën vesh Shaolin Gang me gazetaren kineze?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 07:21
Shaolin Gang

Shaolin Gang janë një grup i përbërë nga Blunt dhe Zhita, apo siç i ka njohur publiku më parë Dj, Blunt dhe Real1, të cilët të paktën dy vitet e fundit janë lidhur fort me kulturën aziatike dhe disiplinën shaolin.

Kjo është edhe arsyeja e fortë që tashmë quhen Shaolin Gang.

Dhe siç mund t’i shkonte mendja vetëm një autoreje pa frena si Roza Lati, ajo thirri pikërisht një gazetare nga Kina, për të lexuar pyetjet pikante të fansave.

Lina, gazetarja kineze, edhe pse mjaft e emocionuar, arriti t’i lexonte pyetjet duke krijuar kështu situata “funny” me shqipen e saj “rrapa zhdrapa” . Përgjigjet e Shaolin Gang dhe reagimet e tyre të papara i keni të shkëputura në videon bashkëngjitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat