Cardi B uron Offset për ditëlindjen e 29-të me një video provokuese të ndarë në rrjete sociale

Mediale Vip

Cardi B uron Offset për ditëlindjen e 29-të me një video provokuese të ndarë në rrjete sociale

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Cardi B, Offset

Cardi B ditën e djeshme (e hënë) ka festuar ditëlindjen e partnerit të saj, reperit të “Migos”, Offset.

Ky i fundit mbushi 29 vjeç më 14 dhjetor, ndërsa pranoi një dedikim special nga gruaja e tij bashkangjitur një video të çiftit.

Në videon që ka ndarë me 78.8 milionë fansat, Cardi shfaqet e ulur në një karrige teksa Offset vjen nga mbrapa duke e ledhatuar e duke e prekur në vende intime.

“Urime ditëlindjen burri im. Të dëshiroj edhe shumë vite të tjera. Të dëshiroj sa më shumë pozitivitet, shëndet dhe Zoti të vazhdojë të të mbajë me këtë zemër të mirë”.

“Faleminderit që me ke ndihmuar këta muajt e fundit në linjën e re. Le të festojmë sonte”, ka shkruar ajo.

Çifti janë të martuar që disa vite dhe tashmë janë prindër të një vajze të quajtur, Kulture.

Në shtator, reperja e “WAP” i kërkoi divorcin yllit të muzikës hip hop, por që u rikthyen sërish bashkë në tetor, në ditëlindjen e artistes amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat