Pas nëntë vitesh mungesë, këngëtarja e njohur rikthehet në televizion

Mediale Vip

Pas nëntë vitesh mungesë, këngëtarja e njohur rikthehet në televizion

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Lana Del Rey

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey, është rikthyer në televizionet amerikane pas nëntë vitesh.

Ajo ka interpretuar këngën e saj të re, “Let Me Love You Like A Woman”, në episodin e fundit të emisionit të njohur televiziv, “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”.

Performanca është xhiruar më herët në një bar të paidentifikuar dhe videoja i ngjason një filmi të vjetër melankolik. Kënga “Let Me Love You Like A Woman” është publikuar në tetor të këtij viti dhe është pjesë e albumit të ardhshëm të Lana Del Reyt me titull “Chemtrails Over The Country Club”, i cili pritet të lanccohet në treg gjatë vitit 2021.

Prej këngës “Let Me Love You Like A Woman”, Lana ka publikuar disa ‘cover’ të këngëve të ndryshme përfshirë këtu edhe këngën “Summertime”.

Të hollat e grumbulluara nga ky ‘cover’ do të dhurohen për Orkestrën e Filarmonisë të Los Angelesit dhe New Yorkut, për t’i ndihmuar gjatë kësaj pandemie të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat