Altin Basha flet pas largimit të bujshëm nga “Portokallia”

Mediale Vip

Altin Basha flet pas largimit të bujshëm nga “Portokallia”

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:33
Altin Basha

Altin Basha vendosi që me nisjen e sezonit të ri të hiqte dorë nga dejtimi i spektaklit të humorit “Portokalii”. Regjisori u prezantua ditën e sotme zyrtarisht si drejtor i Teatrit Eksperimental dhe për gjithë këto zhvillime në karrierë ka folur për studion e “ABC”.

Basha deklaroi se e ka parë largimin si një hapësirë lirie, për sa kohë kjo liri cenohej duke bërë që arsyeja pse drejtonte këtë spektakël humori të binte.

“Është shumë shpejt për të folur në detaje por ky vendim që e kam marrë pas 17 vitesh do ta jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokallia pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. I uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinj”, u shpreh regjisori.

Altin Basha tha se eksperiencën që mori nga 17 vite në drejtim të këtij programi do ta vërë në jetë në një tjetër projekt  për të cilin nuk dha një datë të saktë por theksoi se mund të nisë në mes ose në fund të mandatit në krye të Teatrit Eksperimental (mandati zgjat 3 vite).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat