Klea Hutës i shkon vizitori më i veçantë në punë!

Mediale Vip

Klea Hutës i shkon vizitori më i veçantë në punë!

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:47
Klea Huta dhe Elgit Doda

Kanë kaluar 6 muaj që kur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Krid.

Këto 6 muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre që iu ka ndryshuar jetën.

Moderatorja ka treguar se është “e çmendur” pas birit të saj, të cilin s’dëshiron ta lërë vetëm për asnjë moment.

Madje edhe kur ndodhet në punë, familjarët e çojnë Kridin për të vizituar të ëmën dhe për t’i dhënë më shumë energji e optimizëm në punë.

Klea ka ndarë në InstaStory një foto vizitorit të saj special, shumë e lumtur që e ka vizituar në punë.

“Kush i ka ardhë mamit te puna kush! Arushi pushiii”- shkruan moderatorja krahas fotos së Kridit të ulur në zyrën e saj.

A ka vizitor më të bukur?

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat