Vijojnë ndëshkimet për Rita Orën, mediat britanike i japin çmimin si “sjellja më e keqe e vitit”

Mediale Vip

Vijojnë ndëshkimet për Rita Orën, mediat britanike i japin çmimin si “sjellja më e keqe e vitit”

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Rita Ora

Rita Ora u ironizua nga mediat britanike për sjelljen e saj.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak se theu dy herë rregullat e pandemisë.

Ajo udhëtoi drejt Egjiptit ta test për Covid-19 dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, ku edhe pagoi dënimin prej 10 mijë funta.

Ndërkohë duket se ‘dënimet’ për të po vijojnë ende dhe së fundmi ajo ka fituar “çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, William Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak.

Me ironi Rita është cilësuar si një njeri vetëmohues dhe në të shkruhet se përveçse është këngëtare, është gjithashtu një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset.

 “Gjatë viteve të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji në Shkollën e Teatrit për fëmijë “Sylvia Young (duke iu referuar shkollës fillore që Rita Ora ka ndjekur), ajo e ka kuptuar shumë mirë se koronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës Perëndimore, duke lejuar doktoreshë Orën dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne dhe Profesor Vas J Morgan të festojnë në masë”, ishte shkruar në artikull.

“Kur u zbulua festa e ditëlindjes në Notting Hill, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i momentit (sigurisht ne të gjithë kemi pasur ditëlindje surpriza). Nuk ka rëndësi nëse bie apo jo dakord me rregullat. Ato janë rregulla. Nëse nuk je dakord atëherë përfshihu në parlament dhe lobo që t’i ndryshosh. Askush nuk është mbi to. Ne po e kalojmë këtë gjë të gjithë së bashku”, shkruhet në artikull për këngëtaren

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat