Tuna dhe Dafina Zeqiri bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.
Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.
Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin në rregull, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte. Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA.
Pak muaj më parë Dafina tha në NIN se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës! Dhe si duket ajo që tha Dafina është shumë e vërtetë, madje ato tani edhe e përkrahin njëra-tjetrën. Por, jo vetëm kaq!
Disa ditë më parë u raportua se dy artistet do vijnë me një super bashkëpunim. Ndërkohë, “Prive” ka zbardhur së fundmi detaje rreth kësaj këngë që mezi po e presim.
Raportohet se kënga do publikohet në verën e vitit 2021 dhe ka qenë Dafina ajo që e ka bërë ftesën për këtë projekt që premton shumë për stinën e nxehtë të 2021.
Kënga në studio është regjistruar dhe tashmë ka mbetur vetëm videoklipi.
Dafina pritet të publikojë së shpejti bashkëpunimin me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.
Kurse Tuna ka qenë në qendër të vëmendjes pasi po përflitet për një ndarje nga Patrisi. Ajo hoqi mbiemrin e tij nga Instagrami i Tian, të birit. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.
