Jesy Nelson rrëfen se ka përdorur ilaçe për të performuar në koncerte me grupin ‘Little Mix’

Mediale Vip

Jesy Nelson rrëfen se ka përdorur ilaçe për të performuar në koncerte me grupin ‘Little Mix’

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:30
Jesy Nelson

Jesy Nelson ka përdorur ilaçe të cilat kanë qenë aq të fuqishme, saqë e kanë bërë atë të villte.

Këngëtarja 29-vjeçare, e cila së fundmi ka bërë të ditur se po largohet nga grupi Little Mix, është dashur të përdorte antibiotikë për ta trajtuar një infeksion të dhëmbit, shkruan Mirror.

Ajo ka konsumuar ilaçe të fuqishme për të mundur të vazhdonte të performonte me bendin në një koncert të vitit 2014.

Kjo ngjarje është bërë e ditur pasi Jesy ka shpjeguar vendimin e saj për të hequr dorë nga Little Mix, duke treguar se koha e saj në pop grupin e njohur ka pasur ndikim të dëmshëm në shëndetin e këngëtares.

“E çuditshme rreth kësaj pune është se njerëzit nuk besojnë se ne sëmuremi sikurse çdo njeri tjetër – ose se njerëzit rreth nesh sëmuren dhe ne duhet të jemi pranë tyre”, ka rrëfyer ajo.

Një vit më pas, Jesy ka pasur 50 injeksione të ilaçeve kundër dhimbjeve për të mundur të performonte me Little Mix në “America’s Got Talent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat