Dhurata Dora bën dhuratën që pritet prej saj: Kënga e re gati

Mediale Vip

Dhurata Dora bën dhuratën që pritet prej saj: Kënga e re gati

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Dhurata Dora

Nëse një pjesë e mirë e artistëve vendosën të mos sjellin më projekte muzikore për këtë vit për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të zhvilluar koncerte, disa të tjerë nuk e kursyen krijimtarinë e tyre edhe në ditë të vështira.

Edhe Dhurata Dora vendosi të mos bëjë asnjë pushim gjatë kësaj periudhe. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja ndau një moment duke kënduar këngën ku i kërkonte dikujt ta harronte.

Kaq mjaftoi që fraza të mbetej në mendjen e gjithë ndjekësve që me zor prisnin publikimin e projektit.

Dhe ajo nuk i ka lënë të presin më gjatë. “E martë, ora 21:00”, ka shkruar këngëtarja krah fotos në një prej skenave të klipit.

Epo ndjekësit e Dhuratës duhet të jenë me shumë fat që ajo jo vetëm i ndan këngët, por dhe nuk vonon aspak me publikimin e tyre si disa të tjerë që ky moment i zgjat me javë e javë të tëra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat