Mozzik me sukses tjetër në Youtube, “Ti amo” me 70 milionë klikime

Mediale Vip

Mozzik me sukses tjetër në Youtube, “Ti amo” me 70 milionë klikime

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Mozzik dhe Veysel

Mozzik ka arritur edhe një sukses të ri në Youtube.

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për reperin e njohur kosovar Mozzik.

Mozzik është ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar për shumë arsye.

Reperi shqiptar këtë vit ndonëse gjendemi në një pandemi ka gjetur inspirim për të lansuar një album të tërë, “Mozzart” i cili u prit mjaft mirë nga fansat.

Këngë që u veçuan me dëgjime nga ky album ishin, “Madonna”, “Veqnjo”, “Kerkun”, “Kur thojshe” e disa tjera.

Së fundmi Mozzik ka arritur shifren e madhe të klikimeve prej 70 milionë, në këngën “Ti amo” e cila erdhi si bashkëpunim me rep artistin gjerman Veysel.

Image

 

Image

Lajmin e bëri të ditur vetë Mozzik në profiline  tij në Instagram duke publikuar fotografi në Instastory.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat