Njihuni me Dian, reperi i veçantë i “Ami Ami” që jeton në Zvicër

Mediale Vip

Njihuni me Dian, reperi i veçantë i “Ami Ami” që jeton në Zvicër

Nga: Maksim Gjokaj Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Dian

Duhet të jesh me stil dhe mjaft i veçantë për të rënë në sy si reper. Por i tillë është edhe Dian, i cili sapo ka sjellë super projektin "Ami ami" që ia vlen ta dëgjoni.

Dian jeton në Kantonin Zug në Zvicër, por me origjinë është nga Gostivari i Maqedonisë dhe muzikën e ka kënduar që kur ishte fëmijë.

 Mësojmë se tekstet ai i shkruan vetë ndërsa mix-master nga @zhbeats.

 Kënga e cila na vjen në gjuhën ku reperi unik jeton ka dhe një video mjaft të bukur e të përshtatur, realizuar nga ER Photography. Artisti shqiptar është rritur duke dëgjuar muzikën e legjendave si : Wu-Tang, 2 Pac, dr. Dre, Snoop Dog.

Dian dëgjon dhe muzikë shqip patjetër pasi sipas tij "Ska pa hip-hop shqip", pasi ka plot talentë e muzika shqip dëgjohet kudo në botë pasi ritmin e kanë në gjak. Për reperin më favoritët nga shqiptarët janë Lyrical Son, Mc Kresha,  por ai thotë se ka edhe të tjerë të talentuar si : Ledri, Noizy, Tayna etj.

Ky është Dian i cili me këngën "Ami ami" ka nisur të pritet mjaft mirë, por ai synon ende me shumë, pasi muzika e tij ka të ardhme e të dëgjohet kudo.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat