Enxhi Nasufi nxjerr publikisht “të palarat” e “Festivalit të Këngës”

Mediale Vip

Enxhi Nasufi nxjerr publikisht “të palarat” e “Festivalit të Këngës”

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Enxhi Nasufi

Ditën e sotme u shpallën 18 finalistët e Festivalit të Këngës dhe njëri prej tyre do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm. Por duket se ka pasur të pakënaqur në mesin e artistëve, që nuk mundën të kalonin në finalen e festivalit. Enxhi Nasufi është një nga ato që ka shprehur hapur këtë gjë e madje ka zbuluar disa nga prapaskenat e “Festivalit të Këngës”.

Ajo ka treguar se në fakt në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë. Enxhi shprehet se me brryla dhe miq kanë arritur të shkojnë në finale 2 artistë më tepër, ndaj për të nuk mund të kishte një vend.

"Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi Nasufi në disa video të publikuara në Instagram.

Në fund ajo ju ka dhënë ndjekësve një mesazh, që çdo humbje në jetë të mos e konsiderojmë si të tillë, por si një mësim për të bërë më mirë, për t’u përmirësuar, duke mos humbur besimin tek vetja.

Ndërkohë para disa ditësh, Enxhi akuzoi Anxhela Peristerin se ishte vetë ajo që shpërndau lajmet e rreme për fitore.

“E kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen  energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë. Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë”, tha Enxhi në një emision.

Kujtojmë se këngëtarja kokurroi këtë vit në “Festivalin e Këngës” me këngën “Njësoj” dhe mbrëmjen e djeshme dhuroi një performancë mjaft energjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat