Pas puthjes së Saimirit me Suelën, Silvana reagon: Nuk do të ketë më puthje nga unë

Mediale Vip

Pas puthjes së Saimirit me Suelën, Silvana reagon: Nuk do të ketë më puthje nga unë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 07:26
Silvana

Saimiri kishte rezervuar tre takime private këtë javë; me Redonën, Merin dhe Suelën. Takimi me Suelën gjeneroi shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave, sidomos Silvana, e cila e kishte puthur më parë në takimin e saj.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Silvana ka folur pas spektaklit për këtë takim. Veç të tjerash, ajo u shpreh se 33-vjeçari nuk e vlerëson puthjen dhe bën gabim që e konsideron si diçka sipërfaqësore.

Ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën ai e konsideroi si një stacion për të arritur në një “përfundim”, nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

“Kisha shumë gjëra për të thënë, por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen, por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhashë shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëlqeu fare”,- tha Silvana.

Më tej ajo shtoi se pas mënyrës se si Saimiri e përshkroi puthjen, ajo nuk do ta puthë më.

“Unë do ta puth sërish kur të jem shumë e sigurt. Kur ta shoh që edhe ai është shumë i sigurt për puthjen. Ashtu si e përshkroi ai, puthje nga unë nuk do të ketë më”,- u shpreh Silvana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat