Angelina Jolie, pse të veshësh maskë kur mund të mbash shall mëndafshi

Mediale Vip

Angelina Jolie, pse të veshësh maskë kur mund të mbash shall mëndafshi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:44
Angelina Jolie

Angelina Jolie u fotografua dje në Los Angeles duke kaluar ditën me vajzën e saj Zahara Jolie-Pitt.

Aktorja kishte zgjedhur që gjatë këtij momenti të ishte e veshur në ngjyrë të zezë, duke u mbështjellë me një pallto dhe çizme lëkure deri në gju.

Ylli i ‘Hollywood’ kishte kombinuar një cantë luksoze, të zbukuruar me pajisje ari nga Valentino.

Për shkak të pandemisë së vazhdueshme Covid-19, ajo zgjodhi një shall mëndafshi si një mbulesë fytyre.

Kaq mjaftoi që fotot e aktores të bënin xhiron e rrjetit, teksa luksi i saj nuk mund të kalonte pa u përmendur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat