Murat Dalkiliç flet për herë të parë rreth shkakut të ndarjes nga Hande!

Mediale Vip

Murat Dalkiliç flet për herë të parë rreth shkakut të ndarjes nga Hande!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 07:08
Murat Dalkiliç, Hande Ercel

Ndonëse kanë disa muaj që janë ndarë lajmet rreth Hande Ercel dhe Murat Dalkiliç nuk kanë të sosur. Sigurisht e gjithë doza e kuriozitetit u shtua pasi Hande përflitet për një lidhje me Kerem Bursin me të cilin luan në “Trokit të derën time”.

Së fundmi, këngëtari i njohur ka hedhur dritë mbi arsyen e ndarjes së tyre për herë të parë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Çifti Dalkılıç dhe Erçel, për të cilët flitej se do martoheshin pas 3 vitesh së bashku, i dhanë fund lidhjes së tyre në korrik.

Murat Dalkiliç ishte i ftuari i radhës i Emel Yalçın, ku i pyetur në mënyrë të përgjithshme se “çfarë mund të çojë në fundin e një marrëdhënieje” tha se e gjitha mbaron kur shuhet flaka në çift.

“Ajo flakë e mban marrëdhënien gjallë. Në marrëdhënie, unë mendoj së pari për palën tjetër, kujdesem për atë që ajo dëshiron, përparësia ime është ajo që dëshiron pala tjetër.”

I pyetur nëse e kontrollon telefonin e të dashurës kur ndodhet në lidhje ai ka thënë se nuk e ka bërë kurrë këtë gjë sepse vlerëson se dy nga gjërat më me vlerë në një lidhje janë besimi dhe respekti.

Sakaq, disa ditë më parë një lëvizje e këngëtarit e bërë së fundmi ka ngjallur shumë polemika. Ai e ka hequr atë nga Instagram dhe nuk e ndjek më, kurse Hande vijon ta ketë në listën e personave që ndjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat