Adrola Dushi flet për divorcin, thotë se është gjykuar nga të tjerët

Mediale Vip

Adrola Dushi flet për divorcin, thotë se është gjykuar nga të tjerët

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Ardola Dushi

Adrola Dushi është njëra ndër modelet më të përfolura në vend.

Së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndejkësit e saj ku disa prej përgjigjeve që modelja ka dhënë për ta kanë marrur më së shumti vëmendjen.

Njëra ndër këto ishte se: “Cila është dëshira më e madhe që e realizove për këtë vit?”

Përgjigja e modeles ishte kjoPas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”.

Ndërkohë modelja ka treguar se periudha e divorcit nga bashkëshorti i saj ka qenë shumë e vështirë dhe shpesh është përballur edhe me gjykimin e të afërmve, të cilët e kishin të vështirë ta pranonin këtë fakt për vajzën e tyre.

Ndërkaq një pyetje që iu është bërë asaj me të bërit nënë në moshë të re, Adrola është shprehur: “Të jesh nënë është ndjesia më e bukur dhe më e pamposhtur në jetë. E vetmja gjë të cilën e quaj negative nga eksperienca ime është që nuk e kam shijuar kohën e plotë me Troin tim. Gjithsesi tani që ai është rritur dhe kupton më shumë ne jemi bërë shokë të mirë”.

Kujtojmë se Adrola ka rrëfyer më herët se Troi ka ardhur krejt papritur, ajo dhe ish-bashkëshorti nuk kishin planifikuar që të bëheshin prindër, por ajo asnjëherë nuk është penduar që është bërë nënë në një moshë shumë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat