Ju ka munguar Majku që i këndon dashurisë?! Së shpejti vjen kënga e tij e re

Mediale Vip

Ju ka munguar Majku që i këndon dashurisë?! Së shpejti vjen kënga e tij e re

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Majk

Javën e kaluar Majk dhe Getoari publikuan bashkëpunimin e shumëpritur të tyre, “Hajde te baba”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”.

“Hajde te baba” duket se është një diss i fortë për të gjithë reperët e tjerë ndërkaq Majk dhe Getoari godasin më së shumti reperët e rinj, të cilët i konsiderojnë si fëmijë dhe pilivesa.

Por për të gjithë ata që preferojnë më shumë Majkun e ndjeshëm që i këndon dashurisë një këngë e tillë si duket do të vi shumë shpejtë.

Së fundmi, një kënga e tij në versionin audio po qarkullon në internet. “Veq pë ty” është titulluar ajo nga personat që e kanë publikuar, teksa ende nuk ka një reagim nga reperi.

Kujtojmë poashtu së këto ditët e fundit është duke u përfolur shumë për reperin dhe ish partnerën e tij Majlindën.

Ai ka postuar një foto në Instastory ku duket Majlinda me të voglin e tyre e ndërkaq Majk ka shoqëruar një emoji me sy zemra.

Ky veprim i Majk ka bërë që të dyshohet se në mes tyre edhe mund të ketë rilindur diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat