“Shihemi në gjykatë”, Adriana paralajmëron ata që e keqpërdorin emrin e saj

Mediale Vip

“Shihemi në gjykatë”, Adriana paralajmëron ata që e keqpërdorin emrin e saj

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:38
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi ka paralajmëruar mediet që shkruajnë lajme të rreme për të.

Adriana Matoshi është një prej aktoreve më të suksesshme shqiptare, e cila ka pranuar edhe çmime ndërkombëtare.

Me anë të disa postimeve të fundit, ajo u shpreh e mllefosur ndaj portaleve që e shfrytëzojnë emrin e saj për të shkruar lajme të rreme për të.

Aktorja ka paralajmëruar se të gjithë ata që e përdorin emrin e saj për qëllime të tilla, do të përballen me gjykatën.

Postimi i plotë:

“Përshëndetje miq,

Tash e sa kohë më jemi mësuar me degradimin e gazetarisë në vendin tonë.

Që disa muaj dhjetëra portale vazhdimisht krijojnë lajme të rreme duke përdorur emrin tim, vetëm për përfitime të disa klikimeve.

Është e tmerrshme niveli i atyre që i shkruajnë ato lajme e edhe më i tmerrshëm është niveli i komenteve që arrij t’i lexoj në këto ” portale “.

Përmes këtij statusi unë dua që t’i paralajmëroj të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin tim duke trilluar lajme me lloj-lloj titulli që qysh nga sot do të përballen direkt me gjykatën.

Kam tentuar disa herë duke ju shkruar që t’i ndalni këto gjana mirëpo kam hasur në vesh të shurdhër.

Kështu që tani e tutje, shihemi në gjykatë !”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat