Marin Mema rrëfen për kërcënimet që ka marrë për punën e tij 

Mediale Vip

Marin Mema rrëfen për kërcënimet që ka marrë për punën e tij 

Më: 2 janar 2021 Në ora: 07:37
Marin Mema

Një ndër gazetarët më të dashur në Shqipëri, Marin Mema ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e 1 Janarit në “Shiko Kush LUAN”.

Të ulur në një sofër shqiptare, Marini u vendos para “Luana Llasticës” dhe dy mini-kapitenët Rezart Veleshnja dhe Irgen Çela. Intervista u zhvillua shumë ndryshe nga ç’e kemi parë gazetarin Mema më parë.

Një ndër pyetjet që iu drejtua Marinit ishte mbi prapaskenat e punës së tij në kërkim të vendeve shqiptare.

“Profesioni ka dhe kërcënime. Eksperienca të bën t’i kalosh, duhet të përpiqesh aty për aty t’i përpunosh, të reagosh në mënyrë civile.“,-u përgjigj Marini teksa vazhdoi: “Jo gjithmonë, kërcënimet janë përmes telefonit, janë dhe kërcënime fizike dhe mua më ka ndodhur shumë herë gjatë karrierës.”

Mema zbuloi se këto kërcënime nuk e kanë stepur: “Nëqoftëse do të shkelja diçka apo të bëja diçka të gabuar do më stepnin, por nëse jam dhe po luftoj njëfarë mënyre për të drejtën dhe të vërtetën, s’kam pse ndalem! Nuk kam Pse të kem frikë!”,- përfundoi Marini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat