Nuk është as humbja e profesionit as plakja, Julia Roberts tregon frikën e saj më të madhe

Mediale Vip

Nuk është as humbja e profesionit as plakja, Julia Roberts tregon frikën e saj më të madhe

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:22
Julia Roberts

Aktorja e njohur hollivudiane, Julia Roberts, është shprehur se nuk ka bërë kurrë botoks dhe as nuk do t’i nënshtrohet ndonjë operacioni. Ajo tregon se frika e saj më e madhe nuk është as humbja e profesionit dhe as plakja, por vetëm shqetësimi për mirëqenien e familjes.

"Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që sipas standardeve të Hollivudit po rrezikoj karrierën time. Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që e prodhoj vetë projektin dhe zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e merrni shumë seriozisht këtë profesion.

Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit: këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka është e vështirë.

Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t'i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre. Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë.

Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me ta sepse flasim për gjithçka. Është një moment magjik", -është shprehur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat