Në mes të pandemisë, Kim Kardashian blen shtëpinë 3 mln dollarëshe

Mediale Vip

Në mes të pandemisë, Kim Kardashian blen shtëpinë 3 mln dollarëshe

Më: 4 janar 2021 Në ora: 08:10
Kimete Berisha dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West po vazhdojnë të zgjerojnë perandorinë e tyre të pasurive të patundshme.

Çifti shpenzoi afro 3 milionë dollarë në një shtëpi-fermë, në komunitetin Hidden Hills të Los Angeles.

Prona e tyre më e re është e ndarë me shtëpinë kryesore në njërën anë të rrugës dhe një stall kuajsh në anën tjetër.

Shtëpia me katër dhoma gjumi është një “shtëpi super e këndshme”, sipas prezantimit nga Marc dhe Rory Shevin, përfaqësues të agjencisë së pasurive të patundshme që u mor me marrëveshjen, por që nuk komentuan mbi pronarët e rinj.

Shtëpia ka tavane të harkuar, vatra zjarri me dru, një suite të madhe, pishinë dhe një oborr me detaje spanjolle.

Lista e pasurive të patundshme të çiftit nisi në vitin 2014 me blerjen e shtëpisë së tyre kryesore, e cila kushtoi 19.75 milionë dollarë dhe që ata e kanë riparuar në një stil minimalist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat