Pas një pauze të gjatë, Noga dhe Andin Randobrava rikthehen me këngë të re

Mediale Vip

Pas një pauze të gjatë, Noga dhe Andin Randobrava rikthehen me këngë të re

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:09
Noga

Dy artistët u rikthyen me një bashkëpunim.

Andin Randobrava dhe Noga e filluan vitin me një projekt të ri muzikor.

Dy artistët u rikthyen në skenë pas një pauze të gjatë, teksa publikuan baladën “Pse”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Balada ka për temë dashurinë dhe është me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Andini, kurse anën vizuale e punoi The Creative.

Balada “Pse” bëri bashkë Nogën dhe Andinin pas shumë vitesh, që kur publikuan “Këtë natë” më 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat