“Kim u nda nga Kanye, pasi e ëma i tha se martesa ka mbaruar”

Mediale Vip

“Kim u nda nga Kanye, pasi e ëma i tha se martesa ka mbaruar”

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:54
Kim Kardashian dhe Kanye West

Ata kanë jetuar gjithnjë e më shumë jetën të ndarë brenda rezidencës së tyre 45 milionë funtash në Kaliforni.

Por, Kim Kardashian më në fund vendosi të ndahet nga Kanye West pasi mamaja e saj, Kris Jenner i tha asaj ‘martesa ka mbaruar’, shkruan Daily Mail.

Ylli i reality-shout 40-vjeçaer tani ka punësuar një avokat dhe pritet të paraqesë divorcin “menjëherë”, duke shkaktuar frikën e një lufte mbi pasurinë e 1.6 miliard funta të çiftit.

Burimet zbulojnë se çifti që kanë vajzën North shtatë vjeçe dhe djemtë Saint, Chicago dhe Paslm, kanë qenë larg njëri-tjetrit fshehurazi për gati gjashtë muaj,

Por Kim vendosi të bënte zyrtarisht një lëvizje për t’i dhënë fund martesës pasi nëna e saj e nxiti atë, “të vinte veten në vend të parë”.

“Kim dhe Kanye kanë jetuar jetë të ndara që prej të paktën majit,” thotë një burim.

“Kim ka muaj që është takuar në mënyrë të fshehtë me avokatin e saj të divorcit. Dhe gjatë pushimeve, Kris i tha Kim se situata nuk mund të zgjatet më, kështu që Kim ka lëvizur zyrtarisht për t’i dhënë fund gjërave. Kris mendon se Kanye është jashtë kontrollit dhe, ‘keq për markën familjare’. Ajo nuk mund të durojë të shohë sa e pakënaqur është Kim”, tha ai.

Një burim tjetër shton: “Kim nuk e mori këtë vendim vetëm”.

Ai thotë se Kris e bindi atë që të ndahet nga Kanye. Në maj, u raportua se çifti që u martua në Itali më 2014 po jetonin në skaje të veçanta të rezidencës së tyre.

Në korrik, kur Kanye deklaroi se po hynte në garën presidenciale, ai deklaroi se Kim kishte dashur ta abortonte vajzën North.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat