Lyrical Son i dedikoi fjalët më të ëmbla të bijës në 5-vjetorin e lindjes

Mediale Vip

Lyrical Son i dedikoi fjalët më të ëmbla të bijës në 5-vjetorin e lindjes

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:50
Lyrical Son, Eva

Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë, i cili numëron hite në repertorin e tij dhe mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur.

Paralelisht me suksesin e famën, ai ka krijuar edhe familjen e tij dhe lë kokën për të bijat, të cilat i shohim shpesh në llogarinë e tij në Instagram.

Vajza e tij e madhe Eva feston ditëlindjen e pestë dhe si një baba shembullor, Lyrical Son nuk ka vonuar ta urojë publikisht të bijën.

Jo vetëm kaq, por ai ka organizuar edhe një festë të vogël për të lumturuar Evën, ndërsa pamjet i ka ndarë në rrjete sociale.

Krahas postimit nga festa e ditëlindjes së Evës, reperi ka zgjedhur edhe fjalët më të ëmbla nga zemra për të uruar të bijën.

Siç mund ta shohim nga fotot, Eva tashmë është rritur shumë dhe është bërë një zonjushë e vogël, që ka ngjashmëri të madhe me të dy prindërit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat