Schwarzenegger thotë se Trump do të mbahet mend si presidenti më i keq ndonjëherë

Mediale Vip

Schwarzenegger thotë se Trump do të mbahet mend si presidenti më i keq ndonjëherë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:28
Arnold Schwarzenegger

Aktori Arnold Schwarzenegger ka deklaruar se Donald Trump është “presidenti më i keq ndonjëherë”, duke e krahasuar ngjarjen në Kongres me filmin “Night of Broken Glass”.

“E mërkura ishte Day of Broken Glass këtu në SHBA. Protestuesit nuk qëlluan vetëm dritaret e Kongresit por edhe idetë që ne i kemi marrë si të garantuara dhe principet në të cilat është krijuar vendi”, shkruan The Independent.

“Presidenti Donald Trump është lideri më i dështuar ndonjëherë. Ai do të mbesë në histori si presidenti më i keq. Më e mira është se ai së shpejti do të jetë i parëndësishëm si një postim i vjetër”.

 

Trump së fundi është bllokuar nga rrjeti social “Twitter”, pasi është konsideruar se është “rrezik për nxitje të dhunës”, nëse lejohet të vazhdojë aktivitetin e tij në platformën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat