“Është aktor i mbivlerësuar!”- Rezart Veleshnja sqaron deklaratën që bëri për Gaz Pajën

Mediale Vip

“Është aktor i mbivlerësuar!”- Rezart Veleshnja sqaron deklaratën që bëri për Gaz Pajën

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:45
“Është aktor i mbivlerësuar!”- Rezart Veleshnja sqaron deklaratën që bëri për Gaz Pajën

Në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan”, Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj u ulën përballë njëri-tjetrit në sfidën “Shiko kush përgjigjet”.

Mes pyetjeve që u bënë, nuk munguan as ato në lidhje me aktorin më të mbivlerësuar dhe atë më të nënvlerësuar.

Dyshja ra dakord se Niko Kanxheri është aktori më i nënvlerësuar, por fatkeqësisht nuk njihet nga shumë të rinj. Ata zbuluan se ai ka qenë mësuesi i tyre në Akademinë e Arteve.

Image

Nga ana tjetër, në lidhje me aktorin më të mbivlerësuar, Rezarti tha emrin e Gaz Pajës, i cili është aktualisht kolegu i tij në “Portokalli”.

Zgjedhjen e tij e shpjegoi me faktin që Gazi është bërë pjesë e politikës, i cili gjithmonë paguan shumë për t’i bërë artistët pjesë të saj dhe në këtë mënyrë, për të pastruar emrin e tij.

“Gaz Pajën e mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pistë. Kërkonte ta pastronte emrin me figura të artit, të cilët kanë emër të pastër dhe në kohën që na duhet të kemi diçka të pastër kemi aktorin. Dhe në këtë rast ata edhe duhet ta mbivlerësojnë se duhet ta shpërblejnë”.

Duke qenë se deklarata e tij bëri xhiron e rrjetit, Rezarti ka bërë një sqarim dhe është shprehur se e gjitha është keqkuptuar.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, aktori i humorit shkruante: “Mbivlerësim nuk do të thotë monetar apo artistik! Unë e kuptoj që ju ushqeheni me lajme që i riprodhoni si të doni vetë, por ajo që thash për Gazin s’është as partiake dhe as monetare! Sa mirë, një pjesë e shoqërisë intelektuale e ka kuptuar siç ishte! Gaz Paja, lëri të delirojnë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat