Me kë përshtatet më pak Saimiri dhe kush duhet të eliminohet sonte, sipas Redonës dhe Generdës

Mediale Vip

Me kë përshtatet më pak Saimiri dhe kush duhet të eliminohet sonte, sipas Redonës dhe Generdës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 06:36
Generda dhe Redona

Generda dhe Redona janë dy konkurrentet e "Love Story" që kanë hyrë disa javë pasi spektakli kishte filluar. Megjithatë, ato ditën si të zinin një vend në zemrën e Saimirit dhe tani janë dy nga pretendetet kryesore për të marrë trëndafilin e fundit. Për t’u njohur më shumë me to, jashtë kornizave të spektaklit, Redona dhe Generda u bënë pjesë e një interviste për revistën Class, ku u shfaqën shumë ndryshe nga intervistat ku i kemi parë tani. Dy vajzat u treguan të sinqerta dhe dhanë mendimin e tyre rreth Saimirit dhe konkurrenteve të tjera.

Të pyetura se cilën prej vajzave pëlqen më shumë Saimiri, Redona ka dhënë emrin e Enxhell dhe Merit, ndërsa Generda ka përmendur vetëm Enxhëllin.

Ndërsa sa i përket vajzës që përshtatet më pak me Saimirin, Generda është shprehur:

“Më vjen keq, por Xhesi, sepse Xhesi dhe Saimiri janë dy botë të ndryshme. Jo sepse Xhesi nuk e meriton Saimirin, apo Saimiri atë, por nuk përshtaten, mendimi im!”

Po nëse ato do ishin në vendin e Saimirit, kë do linin pa trëndafil sonte?

“Unë jam Redona, nuk jam Saimiri, por po të isha ai do të lija Flavian pa trëndafil”, -u shpreh Redona.

Ndërsa Generda dha sërish emrin e Xhesit. Ajo zbuloi gjithashtu që këtë javë ka pasur një takim me Saimirin, të cilin do të mund ta shohim sonte. Këtë takim Generda e quajti takimin perfekt, prandaj mezi presim transmetimin sot në mbrëmje në orën 20:00 në Tv Klan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat