Lana Del Rey thotë se deklarata e saj për Trump dhe trazirat e Capitolit u nxor prej kontekstit

Mediale Vip

Lana Del Rey thotë se deklarata e saj për Trump dhe trazirat e Capitolit u nxor prej kontekstit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:42
Donald Trump dhe Lana Del Rey

Lana Del Rey reagon pas komenteve lidhur me Donald Trump dhe trazirat në Capitol.

Lana Del Rey tha se komentet e fundit që ajo bëri në lidhje me presidencën e Donald Trump dhe trazirat në Capitol të SHBA-së ishin ‘nxjerrë nga konteksti’ pasi ajo mbrohej nga kritikat në rrjete sociale të martën, shkruan Daily Mail.

Në një intervistë me BBC 1 Radio të hënën, këngëtarja e “Chemtrails Over The Country Club”, 35 vjeçe, tha se Presidenti ‘nuk e dinte se ai ishte duke nxitur’ kryengritjen e dhunshme të së mërkurës së kaluar në Washington DC dhe se presidenca e tij përçarëse ‘duhej të ndodhte’.

Ajo i tha drejtueses së BBC Annie Mac gjatë bisedës: ‘Çmenduria e Trump, aq e keqe sa ishte, me të vërtetë duhej të ndodhte.

Na duhej vërtet një reflektim i problemit më të madh të botës sonë, i cili nuk është ndryshimi i klimës, por sociopatia dhe narcizmi.

Del Rey gjithashtu etiketoi trazirat e Kapitolit, që rezultuan me vdekjen e pesë personave.

Sulmi i 6 janarit në Capitolin e SHBA ndodhi menjëherë pas një tubimi ‘Save America’ të mbajtur afër i cili u kryesua nga vetë Trump, gjatë së cilës ai tha, “Ne do të duhet të luftojmë shumë më shumë” dhe “Ju duhet të tregoni forcë dhe duhet të jeni të fortë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat