Katy Perry i uron ditëlindjen Orlando Bloom me fotot që nuk i kishim parë kurrë

Mediale Vip

Katy Perry i uron ditëlindjen Orlando Bloom me fotot që nuk i kishim parë kurrë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:13
Katy Perry, Orlando Bloom

Orlando Bloom feston sot 44 vite jetë. Aktori i njohur nuk mund ta priste këtë ditë speciale më mirë se me një urim të veçantë nga partnerja e tij, Katy Perry.

Këngëtarja postoi në rrjete sociale foto të papublikuara më herët të tyre. Nga fotot duke larë dhëmbët bashkë tek udhëtimet e tyre, Katy ju dha të gjithë fansave mundësinë që të njihnin një pjesëz tjetër nga jeta e çiftit të famshëm.

“Gëzuar ditëlindjen e 44-të dashuria ime, baba i mrekullueshëm e Dove-s time dhe pasqyra vezulluese që sheh dhe reflekton atë që unë nuk mund të shoh akoma. Faleminderit që gjithmonë kthehesh në dyshek me mua. Kaq e lumtur që hëna ime zbuloi diellin e saj, të dua sa gjithë bota”, ka shkruar Katy përkrah fotove të tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Mes fotografive nuk munguan ato të ditëve të tyre më të rëndësishme, si për shembull një imazh i yjeve nga nata kur ata u fejuan me njëri-tjetrin. Dashuria mes Perry-t dhe Bloom lindin në vitin 2016-të, gjatë festës për Golden Globes. Më pas në 2017-tën ata u ndanë për pak kohë, për t’u rikthyer më të fortë se kurrë dhe për të krijuar bashkë një familje me vogëlushen e tyre, Daisy Dove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat