Këngëtari britanik kthehet pas në kohë, ndan foton me Oriola Marashin

Mediale Vip

Këngëtari britanik kthehet pas në kohë, ndan foton me Oriola Marashin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:19
Jonas dhe Oriola

Këngëtari anglez ka publikuar një fotografi me modelen shqiptare.

Bashkëpunimi i verës 2017 nga William Singe dhe Jonas Blue ishte ai që bëri namin edhe në trojet shqiptare.

Kjo ndodhi për shkak se videoklipi i kësaj kënge u xhirua në jug të Shqipërisë.

Të ftuara në videoklip ishin dy modele shqiptare, e njëra ndër to ishte Oriola Marashi.

Image

Ishte Jonas, vetë këngëtari ai i cili ndau një foto me Oriolën të cilën e kishte shkëputur nga xhirimet e këngës

Jonas shkroi në Instagram, “Kthim pas në kohërat e bukura nga xhirimi i klipit  për “Mama” në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri!”.

Ndërsa Oriola e shpërndau fotografinë në Instastory duke e cilësuar si kujtimin më të bukur të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat