Ndahet nga jeta ylli i “Mister Rogers’ Neighborhood”

Mediale Vip

Ndahet nga jeta ylli i “Mister Rogers’ Neighborhood”

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:51
Joanne Rogers

Ka vdekur aktorja Joanne Rogers.

Joanne Rogers, e veja e Fred Rogers, ylli “Mister Rogers’ Neighborhood”, ka ndërruar jetë, shkruan CNN. Ajo ishte 92 vjeçe.

Lajmi u konfirmua të enjten nga Fred Rogers Productions, në një deklaratë të postuar në llogarinë zyrtare të kompanisë në Instagram.

Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha në deklaratë. “Fred Rogers Productions është thellësisht i trishtuar nga vdekja e Joanne Rogers,” thuhet në atë deklaratë.

“Partnerja e dashur e Fred Rogers për më shumë se 50 vjet, vazhdoi angazhimin e tyre të përbashkët për të mbështetur fëmijët dhe familjet pas vdekjes së tij si kryetar i bordit të Fred Rogers Productions”.

“Joanne ishte një muzikante e shkëlqyer dhe e arrirë, një avokate e mrekullueshme për artet dhe një mike e dashur për të gjithë në organizatën tonë. Ne i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes së Joanne dhe mijëra njerëzve që kishin privilegjin ta njihnin dhe ta donin atë,” përdundon deklarata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat